Dhjetëra mijëra anëtarë të lëvizjes antipopulliste italiane “Sardine” u mblodhën në qendër të qytetit të Romës për tubimin e parë kombëtar dje.
E themeluar në nëntor në një miting spontan në Bolonjë, lëvizja përqendrohet në ligje gjithëpërfshirëse sociale dhe masa promovuese dhe mjedisore.
Themeluesit e lëvizjes thonë se nuk kanë ambicie për t’u bërë parti politike, por ndërkohë janë shfaqur si një kundërshtar i fortë i Matteo Salvini, udhëheqës i LEGA-s së krahut të djathtë, një pre partive më të mëdha politike në Itali.
Protestuesit mbanin flamuj partiakë dhe kënduan këngën tradicionale antifashiste të partizanëve italianë “Bella ciao”.
Tubimit në sheshin “San Giovanni” në Romë iu bashkuan studentë, pensionistë dhe familje me fëmijë.
Policia tha se bëhej fjalë për tubimin e rreth 40,000 njerëzve.