Një dorëshkrim i Albert Ajnshtajnit në të cilën fizikani vë në dyshim ekzistencën e Zotit u shit në dhjetor të vitit 2018 në Nju Jork për 2,89 milionë dollarë në një ankandi të organizuar nga shtëpia “Christie’s”.
Ky çmim ishte një rekord për një letër të fituesit të çmimit Nobel për Fizikën (1921).
Në mars 2002, një letër që në vitin 1939 i dërgohej Franklin D. Roosevelt, në atë kohë president i SHBA-së, ku e paralajmëronte për projektet atomike gjermane, ishte blerë për 2,1 milionë dollarë.
Ndërsa në letrën që u shit në dhjetor të viti 2018, që daton në vitin 1954, të shkruar në gjermanisht dhe që i drejtohet filozofit Eric Gutkind, Ajnshtajni, fizikani më i madh i shekullit XX, refuzon çdo lloji besimi fetar.
Ai vetë ishte hebre që ishte arratisur nga Gjermania pas ardhjes së Hitlerit.
“Fjala, Zot për mua nuk është asgjë më shumë se sa shprehja dhe produkti i dobësisë njerëzore dhe Bibla është një përmbledhje legjendash të nderuara, por mjaft primitive”, shkruante shkencëtari nga universiteti i Princeton, në Nju-Xhersi, një vit para se të vdiste në prill 1955.
Në këtë letër, autori i teorisë së relativitetit, që vdiq në moshën 76 vjeçare, nuk kursen as judaizmin.
“Për mua besimi hebraik është, ashtu si çdo besim tjetër, mishërimi i një supersticioni primitiv. Ndërsa populli herbe, të cilit i përkas me shumë krenari dhe që ndjehem thellësisht i përfshirë nga mentaliteti i tij, nuk ka asnjë formë dinjiteti ndryshe nga popujt e tjerë”, shkruan ai.
“Gjatë eksperiencës time, ata nuk janë më të mirë nga grupet e tjera njerëzore, ndonëse janë të mbrojtur nga ekseset më të këqija për shkak të mungesës së tyre të pushtetit. Në të kundërt nuk dalloj asgjë ‘të përzgjedhur’ tek ata”, vazhdon Ajnshtajni në letrën e tij.