Edmond Leka i ‘Union’ tuneli i parave të pista në Shqipëri, kush ja mbylli dosjet e biznesit mafioz dhe kur do ta marrë në dorë SPAK (2 raporte për ikonën e parave të zeza)
Raportet e fundit ndërkombëtare (SHBA-BE) dhe ato vendase konfirmojnë se Shqipëria vijon të mbetet një oaz i patrazuar i pastrimit të parave të pista.
Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.
Në vitin 2020, Shqipëria është rikthyer në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Evropës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Në raportin e fundit të Drejtorisë Parandalimit të Pastrimit të Parave, dorëzuar në Kuvend, thuhet se gjatë vitit 2021 janë konatatuar 1600 raste të dyshimta pastrimi parash, gati 200 raste më shumë se në 2020-ën.
Të gjitha analizat, studimet dhe raportet kanë identifikuar sektorin e ndërtimin si gjeneratorin kryesor të pastrimit të parave.
Skemat klasike të pastrimit të parave dihen, ndërsa sa vijnë e sofistikohen dhe kamuflohen.
Edhe rrugët e lëvizjes së parave të pista janë të njohura, ku protagonist është sistemi bankar, por edhe tranportimi fizik.
Po kush është një nga tunelet e lëvizjes së parave të pista nga vendet e huaja drejt Shqipërisë dhe anasjelltas?
Për herë të parë, institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare kanë identifikuar në një raport sekret, biznesmenin kontrovers Edmond Lekën, si një nga linjat e lëvizjes së parave të pista, produkt i trafikut të drogës, prostitucionit, korrupsionit, plaçkitjeve të dhunshme, skemave piramidale dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.
Në vitin 2015, në media rrodhi një raport i OSBE, me të dhëna tronditëse, rreth veprimtarisë kriminale të kupolës politike të Tiranës dhe disa biznesmenëve, të cilët shërbenin si tunel i politikës dhe krimit për dërgimin e parave të pista në Evropë dhe në parajsat fiskale, por edhe për dërgimin e patave nga vendet e drogës në Shqipëri.
Në raportin sekret thuhet se “Edmond Leka është Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i “Union Bank”, përfaqësues i “Western Union” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kompanitë e tij, dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime të paligjshme….”.
Edmond Leka, i quajtur ndryshe edhe si ‘Urithi’ apo “Rrapush Xhaferri”, rezultonte në raportin e OSBE, si njeriu që lëviz prej më shumë 20 viteve paratë e pista përmes “Western Union”, një kompani që merret me transfertat e parave nga Shqipëria në vendet e tjera dhe anasjelltas. Gjatë këtyre viteve besohet se në ‘tunelin’ e Lekës kanë kaluar dhjetëra miliardë euro para të pista, duke përfshirë edhe paratë e korrupsionit të politikanëve, krimit të organizuar, trafikantëve dhe ndoshta celulave terroriste.
Sipas raportit sekret, Leka u jep një pjesë të parave partive politike për fushata, dhe kështu më pas siguron mbrojtje të aktivitetit në fushën e lëvizjes së parave të pista.
Agjencitë ndërkombëtare, sidomos ato amerikane, vetëm gjatë viteve 2007-2017, kanë konstatuar dhe skeduar 1132 transferta parash të pista të bosëve të krimit, në Unionin e Edmond Lekës, në vlera marramendëse.
Një aktivitet më të konsoliduar në fushën e pastrimit të parave, Edmod Leka dyshohet se e kryen me bankën e tij të nivelit të dytë Union Bank. Western Union dhe Union Bank plotësojnë një njëra-tjetrën, ndërsa kontrollohen nga Edmond Leka.
Në vitin 2017, Union Bank u gjobit nga Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave me akuzën e mosrespektimit të procedurave të ligjit për paratë e pista.
Edhe pse ndëshkimi ishte një masë qesharake ndaj Union Bank, sërish sinjali për prokurorinë ishte i mjaftueshëm.
Në disa dosje penale të pastrimit të parave dhe goditjes së baronëve të drogës, dalin gjithnjë në skenë dy ‘Unionët’ e Edmond Lekës. Për këto dosje do flasim në vijim.
Prapaskena mëson gjithashtu se Prokuroria ka hapur disa herë hetime për perandorinë e pastrimit të parave nga ‘Unionet’ e Edmond Lekës. Është thirrur dhe është marrë në pyetje, por Leka me sa duket ka arritur t’i mbulojë me para prokurorët bashkë me dosjet që i kishin hapur.
Historia e mbuluar me mister, se si ikona e pastrimit të parave të pista Edmond Leka i ka shpëtuar prej vitesh veprimit të organeve ligjzbatuese, është një skandal më vete që do t’i dalë një ditë tymi.
Pyetja që shtrohet sot është:
Kur do të hapë SPAK dosjen 20-vjeçare të pastrimit të parave nga Union Bank dhe Western Union të Edmond Lekës?
Dosjen e investimit të parave në media dhe biznese të tjera?
Dhe kush janë fijet në politikë dhe prokurori që e kanë mbrojtur deri më sot? Vijon… /Burimi: Prapaskena