Vazhdoi evakuimi i civilëve nga Irpin, i cili ndodhet jo shumë larg Kievit dhe që është gjithashtu një nga qytetet ukrainase më të prekura nga lufta.
Të evakuuarit nga Irpin po strehohen në qendra në pjesë të ndryshme të Kievit.
Dallon mes tyre Boris Khijniak, 69 vjeç dhe gruaja e tij 75-vjeçare Galina, të cilët u vendosën në një tendë në vendbanimin Svijatosinski.
Khijniak erdhi nga Uzbekistani për biznes 30 vjet më parë dhe gjeti dashurinë në Ukrainë ku dhe u martua. Ai jetoi në Irpin për 30 vjet.
“Irpin është vazhdimisht nën zjarr. Sulmet ajrore vazhdojnë pa ndërprerje,” tha Khijniak.
Nga Irpin u evakuua edhe 68-vjeçarja Ludmila.
“Unë dhe vajza ime u detyruam të largoheshim. Aty qëndroi vetëm dhëndri. Ne jemi të sigurt këtu, por situata jonë është e vështirë”, tha Ljudmila.
Viacheslav Lipov, 89 vjeç dhe gruaja e tij Larisa u evakuuan gjithashtu.
Ai shtoi se ushtria ukrainase do ta mposhtë Rusinë dhe se mundësitë e Rusisë po pakësohen.
“Ne jemi të sigurt këtu. Në Irpin po digjen çatitë e shtëpive. Një fabrikë mobiljesh është në flakë. Pylli është në flakë”, tha 88-vjeçarja Larisa Lipov.