Në Shqipëri fotografitë e para janë bërë në Shkodër që më 1858. Nismëtar ishte Pjetër Marubi.
Fotografitë e para bëheshin bardhë e zi dhe fotografimi bëhej në natyrë, me hije. Në vitet 1885-1890 po në Shkodër u ndërtua studioja e parë, e pajisur me të gjitha mjetet e kohës.
Për fotografim përdorej drita natyrore dhe si sfond përdorej dekor me pamje të qytetit e të fshatit. Më 1885 nisi punën në atë studio Kel Marubi, i cili i solli shërbime të çmuara edhe historisë shqiptare, duke fotografuar figura të njohura dhe ngjarje të rëndësishme politike.
Marubi ndoqi nga afër evoluimin e fotografive bashkëkohore dhe mbajti marrëdhënie me firma të njohura evropiane.
Sot në fonotekën e Shkodrës ruhen afro 250.000 negativë me vlera kombëtare.bsp;