Sikur këta dy klientë të dehur ta dinin se me ç’kamariere kishin të bënin, do rrinin sus para saj.
Por ata, edhe nga pija e tepërt, nisën ta ngacmonin vajzën, e cila “fshihte” aftësi në arte marciale, deri aty sa t’u thyente brinjët.
Skenat e pazakonta reaguese, si në një film, u kapën nga kamerat e vëzhgimit të lokalit.
Ngjarja e rrallë ndodhi në Kinë.
Në shqip thuhet “të hasësh në një hundlesh”, e në këtë rast, dy klientët hasën një hundleshe, për ta paguar shtrenjtë arrogancën e tyre mashkullore.