Shahisti 16-vjeçar nga India, Rameshbabu Praggnanandhaa mposhti shahistin numër një në botë, Magnus Carlsen në një turne.
Që në moshën 10-vjeçare, ai kishte marrë titullin “mjeshtër”, duke thyer rekord në këtë sferë, ndërsa u përball me norvegjezin Carlsen, numër 1 në renditjen botërore, në një turne online Kampionati Meltwater me shpërblim prej 1.5 milionë dollarë.
Rameshbabu Praggnanandhaa, ruajti qetësinë pavarësisht moshës dhe përvojës së pakët dhe arriti të përfitonte nga gabimet e Carlsen.
Pavarësisht se pesë herë kampioni i botës u përpoq të rikthehej në garë, Pragg – siç njihet shkurt – nuk i la hapësira dhe mori një prej fitoreve më të famshme. Indiani u bë lojtari më i ri që mund Carlsen që kur ai u bë kampion bote për herë të parë, në vitin 2013.
Gjithashtu ai u bë mjeshtri i madh i tretë nga India që mund shahistin norvegjez. “Jam shumë i lumtur”, tha Pragg pas ndeshjes. Në një nga maçet, talenti indian e mundi Carlsen në 39 lëvizje.
Pragg është një prej talenteve më të mëdhenj të shahut. Në vitin 2016, ai u bë një prej mjeshtreve më të rinj në histori, në moshën 10 vjeçare, dhe shumë ekspertë kanë parashikuar një të ardhme të ndritur për të.