Një australian i mbijetoi një zjarri, që shkatërroi shtëpinë e tij në Queensland, pasi papagalli i tij filloi të ”shqiptonte” emrin e tij për ta ”njoftuar” për zjarrin.
”Anton Nguyen ishte në gjumë kur një zjarr shpërtheu në shtëpinë e tij në qytetin e Brisbane”, raportuan mediet lokale.
Papagalli i tij, Eric filloi të ”bërtiste” “Anton! Anton!” për ta njoftuar për rrezikun.
“Eric, papagalli im, ai filloi të bërtasë, kështu që unë u zgjova dhe pashë tym. Kapa Eric, hapa derën dhe pashë flakë”, tha Nguyen për ”Nine News”.
Ekipet e urgjencës arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 02:30 për të gjetur Nguyen dhe Eric jashtë shtëpisë që ishte përfshirë nga flakët.
Ata ishin në gjendje të shuanin zjarrin para se të arrinte në pronat fqinje, por shtëpia prej druri e Nguyen u shkatërrua.
“Kishte detektorë tymi, por zogu paralajmëroi përpara se detektorët e tymit të bënin punën e tyre”, i tha shefi i zjarrfikësve transmetuesit kombëtar ABC.
Nguyen tha se Eric ishte një ”shok” shumë i mirë.