Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 28 nëntorit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me njohjen asokohe të qeverisë së gjeneralit Franko të Spanjës nga mbretëria shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqipëria njeh qeverinë e Frankos
Në Tiranë, Zyra e shtypit shqiptar publikon shkresën në vijim :
“Qeveria Mbretërore e Shqipërisë, duke konsideruar se pjesa më e madhe e territorit spanjoll është nën autoritetin e qeverisë nacionaliste të Burgosit dhe që në pjesët e tjera të Spanjës asnjë autoritet nuk ushtrohet nga një qeveri tjetër, sjell në vëmendjen e gjeneralit Franko njohjen e qeverisë së tij nga Shqipëria.
Kjo njohje është gjithashtu pjesë e natyrshme e politikës antikomuniste të praktikuar nga Qeveria Mbretërore Shqiptare.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania