Kulturë Kur sozia yt është një vepër arti

Kur sozia yt është një vepër arti

Këta persona kanë gjetur në mënyrë të pabesueshme sozinë e tyre në një galeri arti. Dhe nuk i kanë rezistuar tundimit për t’u fotografuar pranë personazheve, ndaj të cilëve mund të jenë një “rimishërim”.

Nëse hyni ndër ata njerëz që i konsiderojnë udhëtimet në muze një aktivitet mjaft të mërzitshëm, tani mund të ndryshoni mendim. Duke ecur mes kanavacave, skulpturave dhe fotografive, këta njerëz kishin një përvojë vërtet kurioze: ata u ndeshën me sozinë e tyre. Ose me “doppelgänger”-in e tyre. Shprehja është me origjinë gjermane dhe në traditën popullore aludon për diçka më shumë sesa sozi: doppelgänger janë në fakt dublikata të vetvetes, të ngjashme me shkëndijat djallëzore të afta të evokojnë ogur pak a shumë fatal.

Kush do ta kishte menduar që kjo vajzë, duke shëtitur nëpër muzeun e Luvrit do të kishte gjetur doppelgänger-in e saj.

 

Kush e di nëse piktori francez Alfred Sisley imagjinonte të portretizonte një Hipster modern kur pikturonte veprën e tij.

Kjo vajzë duket vërtet identike me protagonisten e “Le village” (fshati) të Edgar Degas.

Të lind dyshimi nëse vërtet protagonisti i pikturës ka dalë nga korniza për të udhëtuar në kohë.

Mungon helmeta, po shprehja e këtij zotërie të rreptë është mjaft e ngjashme me atë të protagonistit të pikturës të Jan van Bijlert.

Në këtë “Judith dhe Holofernes” të Orazio Gentileschi ka një të huaj? Apo është një sozi?

Djali po shikon veten në pasqyrë? Ka mundësi!

Çfarë është me psikedelike: Pantallonat e shkurtra antike apo bluza moderne?

Vajza sapo ka zbuluar dhe jo pa pak habi, që sozia e saj është në këtë vepër arti.

Flokët njësoj, po ashtu edhe mustaqet si të fisnikut spanjoll Íñigo Melchor të Velasco, duka i shtatë i Frías i portretizuar nga Murillo. Mos është një rimishërim?

Nuk e dimë nëse edhe ky person ka pasur 6 gra si Henriku VIII, por ngjashmëri kanë dhe madje impresionuese.

Nëse do e takonit këtë njeri me mjekër në rrugë do ta kishit menduar ndonjëherë se mund të jetë sozia i një samurai antik?

Nuk është aq e lehtë të gjesh dikë me të njëjtët flokë dhe të njëjtën mjekër bjonde!

Për të optimizuar ngjashmërinë ky djalë ka menduar edhe një look shumë strategjik. Të arrestohet!

Flokët, mjekra dhe sytë e zinj i bëjnë dy protagonistët praktikisht binjakë.

U ndanë kur lindën?

Gruaja në të verdhë të kujton siluetën e pikturuar në këtë vepër.

Flokët kaçurrelë janë mjaft të ngjashëm… mos është ky person Giovanni Battista i pikturuar nga Leonardo?

Këtij djali iu desh të shkonte në “MUSE” të Trentos për të gjetur sozinë e tij… prehistorik.

Mund t’i hiqte kufjet, apo jo?

Ky djalë e gjeti veten papritur të pikturuar në muralin spanjoll që i është dedikuar El Cid.

Mungon qeni dhe veshja pak më e shkurtër, por për pjesën tjetër ndryshimet janë vërtet të vogla.

E mahnitshme: ky djalë duket vërtet si një engjëll kerubin.

I njëjti model flokësh, e njëjta mjekër, e njëjta mënyrë qëndrimi: si dy pika uji!

Është ai apo nuk është ai?

Qëndrimi, vështrimi meditues… murgu dhe djali duken vërtet dy sozi.