Extra Kur takon dashurinë e jetës në momentin e gabuar

Kur takon dashurinë e jetës në momentin e gabuar

Shumë histori dashurie përfundojnë. Koha shëron çdo gjë dhe krijon mundësi për njohje të reja. Por ka edhe nga ato dashuri që nuk përjetohen në mënyrë të plotë, janë pikërisht ato dashuri të lindura në momentin e gabuar.

Ky është rrëfimi i aktores, shkrimtares dhe regjisores Lauren Skirvin për gazetën “Elite Daily”.

Rrëfimi i saj është një reflektim i përzemërt dhe i fortë mbi forcën e një ndjenje që koha e lë mënjanë, por zemra kurrë nuk e lejon të shkojë.

“Nuk kalon një ditë që nuk mendon për atë person, qoftë edhe për një moment dhe zemra juaj hidhërohet. Zakonisht ky fenomen ndodh sepse marrëdhënia juaj nuk ka mbaruar në të vërtetë. Por shumica nuk e pranojnë dhe nuk duan ta besojnë, sepse ndryshe do të çmendeshin”.

Për aktoren Skirvin ka dashuri të cilat trondisin dhe të trishtojnë, gjë që i ka ndodhur edhe asaj.

“Në këto raste ju as nuk mund t’i thoni tjetrit “ju uroj më të mirën” dhe të vazhdoni më tej. E keni vështirë ta mbyllni kapitullin.”

Por si mund të rinisë një jetë e re që imponon një ndarje e tillë nga një histori e papërfunduar. Lauren Skirvin flet edhe për “pastrimin e dashurisë”.

“Është një botë e krijuar në këtë mënyrë: ju e dini kush është dashuria e jetës tuaj, por nuk jeni më bashkë. Ndoshta keni dalë për një kohë, mbase keni pasur një lidhje të vërtetë, ose nuk keni qenë kurrë zyrtarisht bashkë. Por fija që ju lidh është aq e fortë, aq e vërtetë, aq magnetike sa jeta ju tërheq gjithmonë, vazhdimisht prapa. Fakt është se historia juaj nuk e arriti kurrë potencialin e saj. Kështu që ju kapeni në të, dhe kjo situatë nuk mbaron kurrë.”

Për Skirvin, “purgatori i dashurisë” është të ulesh dhe të qëndrosh në pritje të një kthimi dhe të privosh veten nga nisja e një jete të re, të kërkosh të njohësh dikë tjetër.

“Por nuk është ai, nuk është ajo, nuk është kurrë ai ose ajo që duhet të ishte. Dhe kështu do të mendoni një herë, dy herë, ose një jetë të tërë, duke mos e kuptuar as vetë arsyen, duke mos ditur kurrë se si të flisni me miqtë tuaj për këtë temë.”

Nëse koha është problemi, edhe zgjidhja është sërish vetë koha. Sipas Skirvin mund të takohesh për herë të dytë, si në filma, por ndërkohë përjetohet një pritje e lodhshme, një purgator melankolie dhe shpërqendrimesh.