Kishte qëndruar për vite me radhë në shtëpinë e tij në Perpignan, në Francën jugperëndimore.
Dje, Alain Panabière, 53 vjeç, u çlirua nga “burgu” i tij me ndihmën e një vinçi dhe ndërhyrjen e rreth 15 personave duke përfshirë zjarrfikësit, policinë, mjekët, infermierët dhe stafin e Komunës, është historia që po bën xhiron e botës.
Alain në fakt ishte i detyruar të jetonte në tokë për muaj të tërë dhe praktikisht i paaftë për të lëvizur për shkak të një gjendje patologjike të mbipeshës që e bëri atë të arrinte rreth 300 kilogramë peshë.
Ndërhyrja kërkoi punë për të shkatërruar një pjesë të fasadës dhe për të konsoliduar pjesën tjetër të ndërtesës dykatëshe të vendosur në një lagje të vjetër të qytetit francez me rrugë shumë të ngushta.
Alain Panabière, për shkak të gjendjes së tij, u detyrua të jetonte i palëvizshëm praktikisht në dhomën e tij. Prandaj për të ngritur për ta transferuar atë nga dhoma e tij jashtë u përdor një vinç, ku më pas ai u vendos në një ambulancë.
Panabière u transferua në spital dhe më pas u transferua në një qendër endokrinologjike ku ai mund të ndiqet në një rehabilitim që nuk premton të jetë i shkurtër.
Alain Panabière filloi të shtohej në peshë katër-pesë vjet më parë pas vdekjes së babait dhe nënës së tij.