Një grup turistësh po përpiqeshin të merrnin maksimumin e tyre nga një xhiro turistike safari në Afrikë, duke organizuar një piknik në natyrë, por një mik i paftuar shkatërroi gjithçka.
Ndërsa, tavolina po bëhej gati për të ftuarit, një luan u afrua, me shumë mundësi i tërhequr nga aroma e biftekut që ishte përgatitur.
Turistët u kthyen me urgjencë në makinat e tyre, ndërsa luani pasi iu mori erë ushqimeve u largua pa provuar asnjë prej tyre.
Ngjarja u regjistrua në parkun kombëtar të Kruger në Afrikën e Jugut.