Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në fshatin Sanxhak të Kurbinit.
Banesa e shtetasit H.Ç u përfshi nga flakët dhe brenda saj është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.
Ngjarja u shënua rreth orës 15:00 të 17 janarit.
“Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar. Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies”, informon policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.