Banka e Shqipërisë ka vendosur të blejë më shumë euro në treg për të minimizuar nënçmimin që ka pësuar monedha europiane në raport me Lekun.
Banka do tërheqë nga tregu deri në 80 milionë euro më shumë nga se kishte planifikuar deri në fund të vitit. Sipas informacioneve të vetë Bankës gjatë vitit 2023 me objektiv rritjen e rezervës valutore, do të blihen përmes ankandeve 220-300 milionë euro.
Sipas informacionit të dhënë të mërkurën nga guvernatori Gent Sejko, Banka e Shqipërisë ka blerë 170 milionë euro deri tani, duke kaluar kufirin e poshtëm të intervalit fillestar vjetor qysh në shtatë muajt e parë të vitit.
Banka vendos të ndërhyjë në treg pasi euro po pëson luhatje anormale në tregun e këmbimit valutor.