Bota Kurth me femra për ushtarët rusë në Ukrainë…baza u hodh në erë

Kurth me femra për ushtarët rusë në Ukrainë…baza u hodh në erë

Hakerat ukrainas krijuan profile false me emra dhe foto femrash për të joshur ushtarët rusë. Këta të fundit iu dërguan atyre foto, të cilat më pas hakerat ua kaluan ushtrisë ukrainase, raporton Financial Times.

Nikita Knysh, me profesionin IT, nga Kharkivi, tha se kur nisi pushtimi i Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti, ai donte të përdorte aftësitë e tij të hakerimit për të ndihmuar vendin e tij.

Knush rekrutoi edhe hakerë të rinj dhe themeloi edhe grupin e quajtur “Hackyourmom”, i cili tani përbëhet nga 30 persona nga e gjithë Ukraina.

Ai zbuloi edhe rastin më të fundit, ku rusët ranë pre e një kurthi. Nikita Knysh tregoi se ata mashtruan ushtarët rusë duke krijuar llogari të rreme dhe duke u shtirur si femra.

Ata bindën ushtarët rusë të dërgonin foto, me anë të të cilave më pas i lokalizuan.

Informacioni i transmetua menjëherë ushtrisë së Ukrainës dhe vetëm pak ditë më vonë, baza u hodh në erë, tregon Knysh për Financial Times.