Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë të dielën në Tiranë.
Kurti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrat e shtypit të dy kryeministrave apo kryetares së Kuvendit.
Vizita e Kurtit vjen pas marrëveshjes së Ohrit më 18 Mars.
Kujtojmë që një ditë më parë, Kurti raportoi në Kuvendin e Kosovës për takimin e 18 Marsit me Aleksandër Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE-së.