Në mes të borës, me gishtin në këmbëz, amerikanët e KFOR në Leposaviç
Dhjetëra ushtarë amerikanë, pjesë e misionit të KFOR, kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit një mision patrullimi në Bjeshkët e Leposaviçit në Kosovës.
Lajmi është dhënë nga faqja zyrtare e NATO, e cila konfirmon edhe njëherë angazhimin e aleancës dhe trupave të vendeve anëtare për të përmbushur mandatin sipas rezolutës 1244.
“KFOR është i fokusuar plotësisht në baza ditore për ta përmbushur mandatin, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar ambient për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në faqen e KFOR.
Zhvillimet më të fundit vijnë pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se në Serbi janë duke u bërë plane të tjera për ta sulmuar Kosovën.