Sport Kush do ta fitojë Champions-in sipas algoritmit? Vetëm dy skuadra kanë më...

Kush do ta fitojë Champions-in sipas algoritmit? Vetëm dy skuadra kanë më shumë shanse se Interi

Liga e Kampionëve luan ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave, me skuadrat që kërkojnë të arrijnë kualifikimin për në çerekfinale.

Së fundmi algoritmi ka nxjerrë pretendentët për të fituar këtë kompeticion, në bazë të takimeve të para të luajtura nga 1/8-at dhe duket se Interi është në podium.

Më shumë shanse se zikaltrit kanë vetëm kampionët në fuqi të Mançester Siti, që mban vendin e parë dhe Reali i Madridit në vendin e dytë.

Skuadra e Inzagit ndodhet më lartë se PSG-ja, ndërsa shanset për Bajernin dhe Barcelonën sa vijnë e zvogëlohen, kjo dhe për shkak të rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve të para.

Finalja e fituar vitin e kaluar nga zikaltërit ka peshën e saj në këtë vlerësim dhe të kesh gjysmën e Scudettos në xhep mund të ndihmojë Lautaron dhe shokët e tij në përpjekjen e tyre për të fituar kupën me veshë të mëdhenj, duke sfiduar gjigantët e Europës.

Fusha do të tregojë nëse parashikimet e algoritmit janë të sakta apo jo. Ndërkohë, Liga e Kampionëve do të ringrejë siparin nesër.