Bota Kush do ta zëvendësojë Boris Johnson? Njihuni me pretendentët kryesorë

Kush do ta zëvendësojë Boris Johnson? Njihuni me pretendentët kryesorë

Kryeministri britanik, Boris Johnson dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Konservatore pasi ministrat dhe ligjvënësit e bënë të qartë se pozicioni i tij ishte i paqëndrueshëm për shkak të zemërimit në rritje për trajtimin e tij ndaj sjelljes së pahijshme të supozuar të një anëtari tjetër të partisë.

Johnson do të mbetet kryeministër derisa një pasardhës të jetë në detyrë, që pritet nga konferenca e Partisë Konservatore në tetor.

Me dorëheqjen e Johnson, konservatorëve do t’i duhet të zgjedhin një lider të ri, proces që mund të kërkojë rreth dy muaj. Por cilët janë disa prej emrave që qarkullojnë si pasues të mundshëm të politikanit karizmatik që nuk do të marrë vetëm drejtimin e partisë, por më vonë në vjeshtë edhe frerët e Britanisë së Madhe.

Më poshtë janë disa nga pretendentët kryesorë:

Ben Wallace

Një ish-ushtar, ai ka shërbyer në Irlandën e Veriut, Gjermani, Qipro dhe Amerikën Qendrore, muajt e fundit, ish-ushtaraku dhe ministri i Mbrojtjes është kthyer në konservatorin dhe anëtarin më të famshëm të qeverisë britanike, si rezultat i menaxhimit të krizës në Ukrainë. Mbetet për t’u parë nëse ai do të mund të gëzojë mjaftueshëm suport nga anëtarët e Parlamentit Britanik, por edhe për të kuptuar nëse ai e do këtë post.

Rishi Sunak

Deri vitin e shkuar, ministri i Financave ishte pretendenti i preferuar për të pasuar Boris Johnson si kryeministër.

Sunak është lavdëruar për menaxhimin e pandemisë dhe paketave të asistencës sociale që i erdhën në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë.

Por, së fundmi ai u përball me kritika rreth pasurisë së gruas së tij si dhe thyerjes së rregullave të COVID-19 së bashku me Johnson në festa e partygate. Ditën e martë, ai dha dorëheqjen si ministër i Financave dhe ka qenë një nga mbështetësit kryesor të nismës Brexit.

Penny Mordaunt

Ish-ministrja e Brendshme e cila u pushua menjëherë pas ardhjes në pushtet të Johnson, është një tjetër pretendente për këtë post.

Mordaunt nuk ka treguar mbështetje ndaj Johnson duke i quajtur festat qeveritare gjatë karantinës “të turpshme dhe qesharake”. Ajo ka thënë se votuesit meritojnë të shohin vetëm “profesionalizëm dhe kompetencë” nga qeveria dhe qeveritarët e tyre.

Liz Truss

Në krye të listës qëndron edhe Liz Truss, sekretarja për Punët e Jashtme dhe një emër i dashur i konservatorëve, e cila ka kryesuar rregullisht sondazhet e pjesëtarëve të partisë në websajtin e konservatorëve.

46-vjeçarja është një figurë publike e konservatorëve, e cila ka shpenzuar dy vite krah Johson si sekretare e jashtme. Ajo është një pionere e lëvizjes Brexit dhe u emërua negociatore e Mbretërisë së Bashkuar me Europën vitin e shkuar.

Së fundmi, ajo është fotografuar në një tank duke evokuar imazhin e famshëm të gruas së hekurt dhe kryeministres së parë grua Margaret Thatcher në vitin 1986.

Jeremy Hunt

Ish-sekretari i jashtëm britanik doli i dyti pas Johnson në zgjedhjet e lidershipit brenda partisë konservatore në vitin 2019. Sipas kritikëve, ai mund të ofrojë një stil të politikë-bërjes krejt të kundërt të Johnson, më pak kontrovers dhe shumë më serioz.

Nadhim Zahawi

Emërimi si ministër i vaksinave gjatë pandemisë i dha Zahawi-t një status të lartë dhe mjaft të respektuar për publikut britanik.

Fëmija i prindërve ish-refugjatë që erdhën në Britani nga Iraku mund t’i japë atij disa pikë më shumë se kandidatët e tjerë konservatorë.

Javën e shkuar, ai i tha se në një fazë të caktuar, do të ishte ‘privilegj’ për të nëse bëhej kryeministër.