Aktualitet Kush e vrau Bejtjan? Babai i viktimës pranon takimin me Vis Martinajn:...

Kush e vrau Bejtjan? Babai i viktimës pranon takimin me Vis Martinajn: Valter Bami u betua që s’kishte lidhje

ERVIS MARTINAJ, GENTJAN BEJTJA DHE VALTER BAMI

Kush e vrau Bejtjan? Babai pranon takimin me Ervis Martinajn: Valter Bami u

ERVIS MARTINAJ, GENTJAN BEJTJA DHE VALTER BAMI

Vrasja e Gentjan Bejtjas vijon që të jetë e rrethuar me mister, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë në disa drejtime. Në njërën anë janë kryer kontrolle në zonën e Niklës, pranë banesave të Valter dhe Durim Bamit, dhe nga ana tjetër kanë kryer bastisje dhe në Sauk, ku dyshohet se fshihen personazhe të botë së krimit, që kanë pasur lidhje me të zhdukurin Ervis Martinaj.

“Gentjan Bejtja ka zhvilluar një takim me Ervis Martinajn, një vit e gjysëm para se ky i fundit të zhdukej”, ka qenë konfirmimi i babait të Bejtjas, Ganiut, në një intervistë për gazetarin Spartak Koka. Ndërkohë që emri i Bejtjas është lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë atentatin ndaj Brilant Martinajt, por edhe vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës.

Sa i takon Valter Bamit, i cili ka qenë i dyshuar dhe për atentatin e vitit të kaluar ku mbeti i vrarë kunati i Bejtjas, dhe u plagosën djemtë e tij, babai i viktimës shprehet se ai iu ka dërguar fjalë, dhe iu ka bërë be që nuk ka lidhje me ngjarjen.

Spartak Koka: Babai i Gentian Bejtjas thotë “asnjëherë nuk kanë kërkuar që t’i marrin dëshmi. Gentian Bejtja ka qenë këtu, ka jetuar tek shtëpia ime, apo tek shtëpia e tij, por duke u ruajtur dhe duke qenë i kujdesshëm.” Ai tregon dhe një detaj tjetër që për ngjarjen e fundit, të 4 Korrikut 2023, u arrestua si i dyshuar fillimisht Valter Bami, por nuk kishte asnjë provë dhe asnjë të dhënë ta lidhte direkt dhe ai u mbajt në burg për armëmbajtje pa leje deri në datën 18 Janar të këtij viti dhe babai thotë “pas daljes së tij nga burgu, i ka dërguar një person për t’i bërë be se “nuk kam lidhje me atentatin e fundit”.

Unë e kam pyetur babain dhe për raportet me Ervis Martinaj. Ai flet për një takim që ka bërë Gentian Bejtja me Ervis Martinajn 1 vit e gjysëm para se të zhdukej, ku dyshohej për ngjarjen ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Fushë-Kuqe dhe e kanë sqaruar me njëri-tjetrin. E kam pyetur për ngjarjen ndaj Brilant Martinajt edhe disa ngjarje të tjera për të cilat është folur në mediat online, por jo vetëm, për dyshimet për implikimet e Gentian Bejtjas.

Ajo që mbetet e paqartë edhe për hetuesit është se cili është porositësi, cili është motivi kryesor dhe kush janë ekzekutorët. Për shkak se kontrollet pas ngjarjes, në orën 16:20 janë përqëndruar në 2 zona, në zonën e Niklës, ku janë shoqëruar disa persona, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Është përqendruar dhe në zonën e Saukut në një prej bazave të Ervis Martinajt.

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.