Teksa FBI po heton thellësisht ngjarjen e rëndë që ka tronditur SHBA-të, është zbuluar emri i atentatorit të ish-presidentit Donald Trump. Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks.
Në media është publikuar kjo foto e të riut që plagosi Trump:
Ky i fundit qëlloi disa herë në drejtim të Trump duke e plagosur në njërin vesh.
Ngjarja ndodhi në Pensilvani, atje ku Trump po mbante fjalimin e tij para zgjedhësve.
Autori i plagosjes u vra menjëherë nga forcat e Shërbimit Sekret.
Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret.
Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.
“Çka është më e rëndësishme,” tha ai, “dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”.