Mario Metaj është shqiptari i ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Patras në Greqi.
27-vjeçari po udhëtonte me makinë dhe u qëllua me armë në një kryqëzim rrugësh. Mario Metaj mori një plumb në kokë. Ai u dërgua me ugjencë në spital, por për shkak të gjendjes së rëndë ndërroi jetë.
Shqiptari u shpall i vdekur pak minuta pasi mbërriti në spital.
Sipas mediave greke, shqiptari Mario Metaj ishte person mjaft i njohur në qytet, sidomos me të rinjtë. 27-vjeçari kishte një rreth të madh shoqëror dhe prej një kohe të gjatë punonte në një restorant.
Sa i përket autorëve të ngjarjes, policia greke është duke hetuar në këtë drejtim për identifikimin e tyre dhe për zbardhjen e shkaqeve.
Dyshohet që të përfshirë në konflikt të jenë shqiptarë të tjerë. Shtypi grek ka zbardhur edhe një incident që ka ndodhur disa ditë më parë, sipas të cilëve, vëllai i 27-vjeçarit kishte mbetur i plagosur në një përleshje me thikë.
Mario Metaj ka qenë person me precedent penal në vendin tonë. Ai është arrestuar në vitin 2012 gjatë aksionit “Sfida 2” së bashku me 8 persona të tjerë në Vlorë si pjesë e një bande që grabiste kazinotë dhe pikat e basteve në qytetin bregdetar.