Klevis Kapllani u gjet i vrarë në orët e mëngjesit këtë të martë në Rrogozhinë Trupi i tij i pajetë u gjet brenda në makinë. 33-vjeçari u ekzekutua pak metra larg shtëpisë së tij.
Dyshohet që mbi trupin e tij të jetë qëlluar me breshëri automatiku, duke e lënë kështu të vdekur në vend. Për policinë do të jetë pak e vështirë identifikimi dhe kapja e autorit sepse në zonën ku u vra Kapllani nuk janë të shumta kamerat e sigurisë.
Klevis Kapllani ka qenë i dënuar më herët në Itali për trafik droge. Ai kishte më shumë se një vit që ishte kthyer në Shqipëri.