Politika Kush është ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri

Kush është ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri

Nick Abbott është emëruar ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri.

Abbott do të zëvendësojë në këtë detyrë Alastair King-Smith, i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik.

Siç njofton qeveria britanike, Abbott pritet që të marrë detyrën në shtator të këtij viti. Kujtojmë që ai ka qenë ambasador i Britanisë në Kosovë që nga viti 2019.

Nick Abbott ka nisur të punojë në Zyrën për Punët e Jashtme që në vitin 1985.

Ai ka qenë edhe shefi i Departamentit të Strategjisë në Drejtorinë e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Gjatë karrierës së tij ai është marrë me një sërë çështjesh ndërsa fokusin vitet e fundit e ka pasur në vendet që kanë kaluar një konflikt dhe përdorimin strategjik të programeve financuese.