Më 3 qershor të vitit 1965, astronauti Edward White bëri shëtitjen e parë hapësinore, e cila zgjati vetëm tre ditë.
Ai ishte në një lartësi prej 216 km mbi tokë, i lidhur me anë të një kordoni prej 25 metrash, duke qëndruar jashtë anijes kozmike për 23 minuta.
Austronauti në përfundim të kësaj eksperience është shprehur se dëshironte që kjo shëtitje në hapësirë të zgjaste akoma edhe më shumë.
Drejtori i përgjithshëm i austronautëve në Hjuston urdhëroi austronautin të kthehej përsëri në anije.
Pas këtij udhëtimi ai u caktua si pilot i lartë i misionit të parë të ekuipazhit Apollo dhe Apollo 1.
White vdiq më 27 janar 1967, së bashku me astronautët Virgil “Gus” Grissom dhe Roger B. Chaffee në një zjarr gjatë testimit para nisjes për Apollo 1 në Cape Canaveral, Florida.
Atij iu dha çmimi “Medalja e Shquar të Shërbimit të NASA-s” për fluturimin e tij në “Gemini 4” dhe më pas iu dha edhe “Medalja Hapësinore e Kongresit” pas vdekjes.