Gazetari Arion Sulo zbardhur disa emra të rinj që mendohet se i janë bashkuar partisë së re, “Bindja Demokratike”.
I ftuar në studion e emisionit “Open” në Top Channel, Sulo tha se një nga deputetët që ka marrë pjesë në mbledhjen e partisë së re, është Andi Përmeti, deputet që hyri në Kuvend nga lista e PD-së së Korçës.
Ai tregoi se hyrja e Përmetit në partinë e re, ia lehtëson Patozit regjistrimin e partisë në Gjykatë, pasi nuk nevojiten më tri mijë firma.
Astrit Patozi, një nga themeluesit e saj, para gazetarëve refuzoi të japë detaje në lidhje me nismën e re, por deklaroi se gjithçka do të merret vesh të martën, pas regjistrimit në gjykatë.