Ka shumë renditje mbi filozofët dhe rrymat filozofike bazuar tek rrethana historike dhe jo rrallë te nevoja të propagandës.
Më korrik 2005, Karl Marksi u cilësua “Filozofi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave” nga një sondazh i kryer nëpërmjet Radio 4 të BBC.
Gjithashtu, Marksi radhitet i 27-i në listën e personazheve me më shume influencë në historinë e botës të shkruar nga Michael H. Hart.
Të flasësh për marksizmin kërkon shumë hapësirë.
Gjatë viteve ka patur shumë interpretime të marksizmit dhe sidomos abuzime me të.
Siç thotë një studiues amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit dhe kundërshtuesit, pas vdekjes së tij.
Po mjaftohemi duke shpjeguar se vetë Marksi pak kohë para vdekjes së tij, thoshte shpesh duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve ‘Marksistë’: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist”.