Perla Vatiero është shpallur fituese e këtij edicioni të Grande Fratello në Itali, i cili zgjati për afro 200 ditë, dhe u përmbyll mbrëmjen e djeshme. Finalja u dominua kryesisht nga vajzat, ku në vendit e dytë u rendit Beatrice, ndërsa Letizia zuri vendin e tretë.
Massimiliano Varrese, një personazh shumë i komentuar edhe në Shqipëri, për shkak të historisë së tij me Heidi Bacin, u rendit i katërti.
Ajo që ra në sy ishte fakti se produksioni nuk e kishte përfshirë Heidin në asnjë klip të të gjithë rrugëtimit të konkurrentëve.
Kjo është parë si hakmarrje për pjesëmarrjen e saj në BBV në Shqipëri, vetëm pak muaj pasi la GF, me hyrjen e të atit të saj brenda shtëpisë.
Sa i takon fitueses, vetë Perla u shpreh e surprizuar nga fitoja, duke marrë më shumë se 50% të votave të publikut në përballjen e saj finale me Beatrice.
🎉 La vincitrice di questa edizione di #GrandeFratello sei tu… PERLA! 🎉 pic.twitter.com/JL5LBaLMFq
— Grande Fratello (@GrandeFratello) March 26, 2024
26-vjeçarja kishte marrë pjesë më herët dhe në Ishullin e të famshmëve, ku i dashuri i saj, Mirko Brunetti e kishte lënë për një vajzë tjetër, e cila ishte gjithashtu konkurrente në program.
E lindur në Angri (Salerno) më 28 dhjetor 1997, Perla Vatiero është 26 vjeç. Pas studimeve dhe diplomimit në Shkenca Sportive, ajo u transferua në Rieti për të jetuar me ish të dashurin e saj Mirko Brunetti.
Këtu ajo arriti të përmbushë qëllimin që i kishte vënë vetes, duke themeluar markën e saj të veshjeve, Perlystas, ku ajo është CEO dhe gjithashtu imazhi i kompanisë dhe reklamave. Në vitin 2023 ajo mori pjesë në “Ishullin e të famshmëve” së bashku me të dashurin e saj. Megjithatë, gjatë programit, pas pesë vitesh lidhje Mirko largohet nga Perla dhe nis një romancë me të dashurën e tij të re Greta Rossetti.
Sigurisht që në këtë program, një vend të theksuar në rrëfimin e saj, do të zinte dhe ndarja nga ish-i dashuri.
“E doja shumë Mirkon, ndoshta edhe më shumë se veten. Megjithatë, deri më sot, nuk mendoj se ai është personi i duhur për mua, sepse kam parë aspekte të karakterit të tij që nuk më pëlqyen dhe që do të më frikësonin shumë për të ardhmen”, ka thënë Perla teksa ka folur për romancën e saj.
Megjithatë, edhe pse emri i saj nuk ka qenë në listën e personave më konfliktualë brenda shtëpisë, ajo ka arritur që të rrëmbejë mbështetjen e pjesës më të madhe të publikut italian.