Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Kongresit të PS njoftoi 4 ndryshime në kabinetin qeveritar, mes tyre edhe ministrin e Mbrojtjes, post të cilin e mbante Niko Peleshi.
Në krye të dikasterit të Mbrojtjes Rama propozon Pirro Vengun, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit Durrës.
Pirro Vengu ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Ai ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri.
Po ashtu Vëngu ai ka mbajtur më parë edhe postin e shefit të kabinetit në ministrin e Jashtme që dikur drejtohej nga Ditmir Bushatit.
Gjatë kohës që Vengu ishte drejtori i kabinetit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, u bë i njohur në politikën shqiptare.
Pirro Vengu kishte marrë në atë kohë një fletëthirrje nga Greqia për të kryer ushtrinë. Kjo, duke qenë se ai ka edhe nënshtetësinë greke.
Pirro Vengu e refuzoi në atë kohë ftesën, por gjithsesi emri i tij u bë polemika e ditës.