Gruaja në këtë foto është viktima e ngjarjes së Elbasanit, Jetlira Elezi. Krahas saj, bashkëjetuesi Ramis Mici, i cili në orët e para të mëngjesit të së shtunës e masakroi me thikë 37-vjeçaren.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre që kishin marrë me qira në lagjen Fushë Mbret të Elbasanit. Sipas informacioneve, vrasja ndodhi në ditën kur Jetlira Elezi kishte vendosur do ta largohej duke i dhënë fund kësaj bashkëjetese.
Çifti kishte pasur probleme kohët e fundit. Dëshmitarët kanë thënë që marrëdhënia e tyre ishte e ftohtë. Tre ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt ndërmjet tyre dhe për këtë policia e kishte shoqëruar 37-vjeçarin për dhunë, por që më pas u lirua. Që nga ky incident ata jetonin në dhoma të ndryshme, por në të njëjtën banesë të marrë me qira.
Burime nga Prokuroria e Elbasanit sqarojnë se viktima edhe pse kishte bërë kërkesë nuk ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje. Çifti Mici bashkëjetonin ndërsa kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, që fatmirësisht nuk ishte në banesë kur ndodhi ngjarja.
Jetlira punonte në një fast food, ndërsa Ramizi në ndërtim. Xhelozia mendohet si shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë që i kushtoi jetën 37-vjeçares. Ndërkohë autori i krimit Ramiz Mici është shpallur në kërkim nga ana e policisë./Tv Klan