Skuadra e ekstradimeve në Policinë Metropolitane në Londër kërkon ndihmën e publikun më lokalizimin e një shqiptari të kërkuar në Shqipëri për vrasje.
Ai është fieraku Hektor Mahmutaj i dënuar në mungesë me 25 vite burg.
Sipas komunikatës së shpërndarë për mediat, Policia Metropolitane thotë se Mahmutaj, 43 vjeç u arrestua për qëllim ekstradimi më 11 Janar 2018.
Por pas disa seancash gjyqësore të ekstradimit ai u la i lirë me kusht.
Më 27 Mars 2019 kur ai duhej të paraqitej me gjykatë u zhduk. Ai ka jetuar i fshehur në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t’i shpëtuar çdo lloj gjurme që do të çonte ne zbulimin e Mahmutaj, i cili jeton në Liverpul, u dënua për vrasje në mungesë të tij në prill të vitit 2000.
Ai thuhet se e kishte qëlluar viktimën kur ishte në një makinë me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.
Interpol liston akuzat e tij si ‘vrasje me paramendim, prodhim ilegal dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake’.
Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor 2006, kur identiteti i tij u zbulua.
Ai u dënua më pas dhe u burgos për dy vjet e gjysmë për mbajte të armëve të zjarrit në Britani të Madhe, por një kërkesë për ekstradim nga Shqipëria u mohua vitin e ardhshëm.
Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk kishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe ai nuk ishte i garantuar një rigjykim kur u kthye.
Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk ishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe nëse do të rikthehej atij nuk i garantohej një proces i ri gjyqësor.
Policia shqiptare lëshoi sërish një tjetër urdhër arrest për të 10 vjet më vonë, pas ndryshimit të ligjeve sa i përket rigjykimit.
Pas kësaj, gjykatësi Tan Ikram tha se Mahmutaj mund të ekstradohej, por duke qenë se nuk është shtetas i Bashkimit Europian, rasti duhet të referohet në Home Secretary.
Pas pagimit të një pagese garancie prej 10,000 stërlinash në gjykatë, shqiptari ka mundur të lëvizë i lirë.
Babai i dy fëmijëve tha se ekstradimi do të ishte i padrejtë pasi ai kurrë nuk u arrestua për veprën penale qe akuzohet.
Shqiptari deklaroi se nuk ka lidhje me vrasjen dhe tha se u arratis pasi kishte frike nga një hakmarrje nga vrasësi i vërtetë.
Megjithatë, Mahmutaj sot është shqiptari më i kërkuar në Angli