Mëngjesin e ditës së sotme, Presidenti Meta e ka nisur nga plazhi me një postim në rrjetet sociale. Në postimin e tij Meta shprehte falenderime për pjesëmarrësit e një proteste para Shtëpisë së Bardhë ku thuhej ne pankarta se Soros po dëmton demokracinë në Shqipëri.
Por si qëndron e vërteta e kësaj proteste?
Faktet tregojnë se një nga organizatoret me entuziaste tw kësaj proteste e cila është përdorur edhe si imazh kryesor në lajmet e prodhuara nga opozita, është Eglantina Mirashi, ish-drejtoreshë e LSI-së në Lezhë, mbështetëse e flaktë e kesaj partie dhe mike e ngushtë me çiftin Meta-Kryemadhi, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme:
Pas shkarkimit nga detyra si drejtoreshë, aktivistja e LSI-së mesa duket ka emigruar në Amerikë nga ku vazhdon zbatimin me përpikmëri pikëpamjeve të LSI-së.
Madje në tubimin përpara Shtëpisë së Bardhë ka shkuar familjarisht pasi në pamje shfaqet edhe vëllai i saj.