“Deri dje ishte thjesht Miss Ukraina”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili nuk i ka shpëtuar dot përfshirjes emocionale për rezistencën e popullit ukrainas ndaj pushtuesit rus dhe ka publikuar foton e Miss Ukrainës 2014, e cila i është bashkuar luftës.
Ish-Miss Ukraina në vitin 2014, Anastasiia Lenna, ka hequr dorë nga modelingu për t’iu bashkuar rezistencës së armatosur së Ukrainës. Anastasiia Lenna iu është bashkuar 36 mijë grave të tjera vullnetare që kanë vendosur të rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur kombin kundër pushtimit rus të Vladimir Putin.
Po kush është Anastasiia Lenna:
Anastasiia Lenna, një konkurrente e konkursit të bukurisë që fitoi titullin Miss Ukraina në vitin 2014, si shumë njerëz të tjerë të artit, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Presidentit Zelensky për qytetarët që të marrin armët për të luftuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar disa shkrime vajzës luftëtare tashmë. Një mbretëreshë bukurie dhe ish-Miss Ukraina, Anastasiia Lenna, ka hequr dorë nga takat e saj të larta për këpucët luftarake.
Ajo ka kërkuar vazhdimisht mbështetje dhe donacione për forcat e armatosura të Ukrainës. Lenna është e diplomuar në marketing dhe menaxhim nga Universiteti Slavistik në Kiev, Ukrainë. Ajo ka punuar në Turqi – Bodrum, Ankara dhe Stamboll si menaxhere e PR. Ajo njeh pesë gjuhë dhe ka punuar edhe si përkthyese.