Jill Biden do të jetë Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, duke i zënë vendin Melania Trump.
U deshën pesë propozime për martesë që Jill Biden një ish-mësuese e gjuhës angleze nga New Jersey të pranonte kërkesën e Joe.
Jill Biden është gruaja e dytë e presidentit të SHBA, Joe Biden, pasi bashkëshortja e parë e këtij të fundit vdiqën në një aksident tragjik me makinë në 1972.
Jill Biden, 69 vjeçe, ka punuar disa dekada si mësuese, ajo ka dy diploma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaware në 2007.
Jill Jacobs lindi në qershor 1951 në shtetin amerikan të New Jersey. Më e madhja nga pesë motrat, ajo u rrit në periferi të Filadelfias, Willoë Grove.
Para se të martohej me Joe, ajo ishte martuar me ish-futbollistin e kolegjit Bill Stevenson.
Joe Biden humbi gruan e tij të parë dhe vajzën e tij një vjeçare në një aksident automobilistik në 1972. (Djemtë e tij Beau dhe Hunter të dy i mbijetuan aksidentit.) Jill thotë se ajo u prezantua me Joe përmes vëllait të tij tre vjet më vonë.
Në atë kohë, ai ishte një senator, ndërsa ajo ishte ende në kolegj.
“Unë kisha dalë me djem me xhinse, blloqe dhe bluza, ai erdhi te dera dhe kishte një pallto sportive, dhe unë mendova: ”Zot, kjo nuk do të funksionojë kurrë, as në një milion vjet“.
Ajo tha se Joe e propozoi atë pesë herë para se ajo të pranonte.
Çifti u martua në New York City në 1977. Vajza e tyre, Ashley, lindi në 1981.
Origjina italiane
“Kur isha e vogël i kalonim të gjitha të dielat te gjyshërit e mi. Hanim spaghetti dhe shtëpia vinte aromë borziloku dhe domatesh”. Fjalë dhe kujtime të Jill Biden, bashkëshortja e presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Mësuese e anglishtes, Jill ka origjinë italiane: gjyshi i saj nga i ati ishte sicilian. Mbiemri i tij, Giacoppa, u anglikizua në ‘Jacobs’ kur në Ellis Island, në shtetin e New York.