Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.
Mes liderëve demokratë, shqiptarët preferojnë Berishën (21%) para Bashës (17%) edhe pse diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me muajin tetor.
Ish-kryeministrin Berisha, sot shqiptarët e pëlqejnë më pak (-7 pikë përqindje), sesa në muajin tetor, përpara përplasjes në selinë blu.
Mes votuesve të PD, thuajse gjysma e tyre (47%) kanë mendim pozitiv për Sali Berishën.
Vetëm thuajse 39% e votues të PD kanë mendim pozitiv për kryetarin e saj, Basha.
Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.