Lufta në Afganistan pas 20 vitesh ka marrë një tjetër rrjedhë teksa janë talebanët janë ata që kanë nën kontroll vendin.
Emri i Abdul Ghani Baradar ka dalë në skenë si lideri, i cili çoi në fitoren e padiskutueshme teksa ka gjasa që ai të bëhet President i Afganistanit me largimin e Ashraf Ghani. Baradar është lideri politik i talebanëve pasi lideri i përgjithshëm është Haibatullah Akhundzada.
Por kush është Abdul Ghani Baradar?
I lindur në provincën Uruzgan në 1968, ai luftoi me muxhahidët afganë kundër sovjetikëve në vitet 1980. Pasi rusët u dëbuan në 1992 dhe vendi ra në luftë civile midis komandantëve të luftës, Baradar krijoi një medrese në Kandahar me ish-komandantin e tij dhe kunatin e njohur, Mohammad Omar.
Së bashku, dy mullahët themeluan talebanët, një lëvizje e kryesuar nga dijetarë të rinj islamikë kushtuar pastrimit fetar të vendit dhe krijimit të një emirati.
Historia e jetës së tij flet vetëm për konflikt të pandërprerë dhe të pamëshirshëm të vendit si dhe prangosjes së përgjakshme. Vetëm 3 vite më parë ai u lirua nga burgu në Pakistan me kërkesë të SHBA, por ai tashmë mund të bëhet President.