Kryesore Kush është Meardi Berberi, personi të cilit iu vu tritol mëngjesin e...

Kush është Meardi Berberi, personi të cilit iu vu tritol mëngjesin e sotëm në Pogradec

Meardi Berberi, të cilit dyshohet se iu vu tritol mëngjesin e kësaj të hëne në Pogradec është një personazh me precedent të theksuar kriminal.

Ai është dënuar për vepra të ndryshme penale, si “prodhim e armëmbajtje pa leje”, “plagosje e rëndë e kryer me dashje”, “kundërshtim i forcave të policisë”, kanosje”.

Por ngjarja më e bujshme ku emri i tij është kyç, është ajo e 8 Gushtit të vitit 2020. Berberi konsiderohet si një nga organizatorët e sulmit mbi hotel ‘Volorekën’. Ai dyshohet se sëbashku me Ilir Berberin të kenë organizuar sulmin në Tushemisht, ku synohej të vritej djali i pronarit Jetmir Muçllari.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga edhe personi që ka qëlluar drejt godinës. Ai është Anterio Kaloshi, një emër i dëgjuar për drejtësinë. Ai kërkohej për shkak të atentatit të ndodhur në Tetor të 2017 në Lushnje ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Megjithatë, nuk pati asnjë të plagosur nga breshëritë në drejtim të godinës asokohe.