Aktualitet Kush është numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme

Kush është numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme

Thoma Jano është zgjedhur zv.Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri.

Ai do të jetë numri dy i institucionit që drejtohet nga Olsian Cela që mori shumicën e votave pas votimit të bërë nga KLP.

Thoma Jano për shumë kohë ka qenë prokuror në prokurorinë e Tiranës dhe po ashtu drejtues në këtë prokurori.

Gjithashtu ai ka punuar prokuror në prokurorinë e përgjithshme dhe disa kohe edhe në sektorin e përgjimeve.

Veç karrierës në sistemin e drejtësisë, Thoma Jano ka qenë edhe zv.ministër i Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve gjatë qeverisë “Nano”.