Një biznesmen kromi në zonën D në Bulqizë ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në qytetin e ri të Bulqizës.
Biznesmeni Murat Duriçi 53 vjeç, i cili ishte këmbësor, është përplasur nga një automjet tip ‘Ford’, që drejtohej nga Mentor Çeku, 45 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.