Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të diel se Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i Financave.
Malaj, me profesion ekonomist, mbante postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Ai është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin La Crosse në SHBA.
Malaj është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.
Ai ka një përvojë pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.
Petrit Malaj do të zëvendësojë në këtë detyrë Ervin Meten, i cili e mbante detyrën prej shtatorit të vitit 2023.