Aktualitet Kush është shqiptari, babai i dy fëmijëve që humbi jetën në pishinë

Kush është shqiptari, babai i dy fëmijëve që humbi jetën në pishinë

Edmond Vistaraj, foto e publikuar nga mediat italiane

Edmond Vistaraj ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Shqiptari i cili jetonte në Carugate të Milanos, humbi tragjikisht jetën gjatë kohës që ndodhej me pushime në Ravenna, mbrëmjen e së shtunës.

Ai u hodh në pishinë për t’u larë për të mos dalë më gjallë prej saj. Sipas të gjitha të dhënave, 39-vjeçari përplasi kokën. Mediat fqinje, publikuan këtë të hënë emrin dhe foton e shqiptarit të ndjerë.

Vistaraj ndodhej në pishinën e një hoteli në Lido Savio, kur vendosi të futej për t’u larë. Pak çaste më vonë trupi i tij doli mbi sipërfaqen e ujit, pa ndjenja. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga ekipi i emergjencës, 39-vjeçari ndërroi jetë.