Rexhep Taip Erdogan është padyshim një nga figurat e fuqishme të politikes në Evropë, pasi është i pari i Turqisë, shtetit që përditë e më shumë po dëshmohet si superfuqi.
Erdogan, njeriu i çeliktë i politikës turke, i cili shpesh diskutohet për vendimet e tij, shpesh radikale, mbetet figurë tejet i komentuar,, por shpesh edhe i sulmuar për qëndrimet e tij.
Por kush e ruan, kush ecën një hap me të, kujt i beson më shumë ai?
Rexhep Taip Erdogan, ka një staf të tërë që kujdeset për sigurinë e tij, të gjithë persona profesional dhe tejet të qëndrueshëm.
E, më i afërti është një shqiptar, njeri serioz, i përgjegjshëm e kompetent për ta ruajtur atë që është njeriu numër një i Turqisë, shkruan “Kosovarja”.
Ky njeri është Sabri Demiri, që i qëndron gjithmonë pranë të parit të Turqisë. Demiri, është kosovar, familja e të cilit para shumë vitesh është shpërngulur në Turqi.
Sabri Demiri u kthye në vendlindje, kur Presidentit Erdogan vizitoi shtetin e Kosovës.