Aktualitet Kush është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Athinë

Kush është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Athinë

Është identifikuar si Thimi Deoboniku (Prifti), 56 vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në lagjen Paleo Faliro të Athinës.

Shqiptari me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve u qëllua dy herë me armë zjarri në bark pranë pallatit ku banonte në rrugën 44 Atlantos, të kryeqytetit grek.

Autori ka qenë i maskuar me skafandër dhe u largua me shpejtësi me një motor, duke humbur menjëherë gjurmët për policinë.

Viktima është dërguar i gjallë në spitalin Evangjelismos, ku ka ndërruar jetë më pas si pasojë e plagëve të marra.

Nga vlerësimet paraprake policia helene dyshon se kemi të bëjmë me vrasje për larje hesapesh.