Një shqiptar është nominuar nga administrata e Presidentit Donald Trump për të qenë Gjyqtar në Gjykatën e Taksave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presin të gjykojë dosje të rëndësishme si ajo e Coca-Colës e cila kërkon rimbursim të 3 miliardë dollarëve taksa.
Emin Toro është shqiptari i parë i cili emërohet nga administrata e presidentit Donald Trump për një post kaq të rëndësishëm me një mandat 15-vjeçar dhe që miratohet nga senati amerikan.
Dje ishte seanca dëgjimore në Komisionin e i Financave të senatit amerikan.
Emin Toro: “Kur erdha nga Shqipëria në SHBA, si gjimnazit, nuk e kisha imagjinuar që një ditë do të paraqitesha para një komisioni financiar të senatit si i nominuar për një gjykatë federal.
Isha shumë i zënë duke mësuar si të përgatisja dokumente kërkimore, për të menduar për gjëra të tilla, por falë këtij kombi të madh, rruga drejt shërbimit publik është e hapur për të gjithë, përfshi edhe ata që kohët e fundit kanë nisur ta quajnë shtëpi. Falenderimet i shkojnë dhe atyre që shkuan përtej emrit tim jo të zakonshëm dhe theksit, dhe u gjendën të gatshëm për të më mbështetur si jurist dhe si person, profesorëve të mi, kolegëve të mi, pastorëve të mi. Falë atyre dhe vullnetit të Zotit unë jam këtu përpara jush”
I larguar nga Tirana që kur ishte adoleshent Toro ka punuar si avokat taksash në kompani të rëndësishme duke praktikuar ligjin e taksave për një periudhë 16 vjeçare duke përfaqësuar klientë edhe në Gjykatën e Taksave ku ai është nominuar për të shërbyer, për një afat 15 vjeçar, nëse do miratohet.
Në 2007 Toro u emërua në Kolegjin amerikan të Këshillimit Tatimor, një shoqatë profesionale e avokatëve tatimorë.
Më parë ai punoi si nëpunës i Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Amerikës, Clarence Thomas dhe gjyqtarit Karen LeCraft Henderson i Gjykatës së Apelit Amerikan për DC Circuit.
Në 2008 u emërua partner në Covington & Burley, një firmë juridike ndërkombëtare me zyra në Pekin, Bruksel, Nju Jork, Seul, Dubai, Shangai, Silocon Valley dhe Ëashington, Los Angeles, ku këshillohen mbi çmimet e transferimit ndërkufitar, transfertat e aseteve ndërkombëtare, optimizimin e taksave. Përvoja e tij përfshin auditimet, ankesat administrative dhe proceset gjyqësore.
“Praktikat ligjore dhe shërbimet në komunitet më kanë mësuar se zakonisht janë dy anë të çdo çështjeje dhe se një vendim i zgjuar kërkon një dëgjim të kujdesshëm, gjykim të paanshëm dhe drejtësi“, tha Toro në deklaratën e tij të përgatitur. “Puna ime në Covington më ka pëfshirë një angazhim të thellë të kolegjialitetit”.
Iku nga Tirana kur ishte adoleshent
Toro la Tiranën kur ishte adoleshent. Punonte si përkthyes në ndihmë të pastorit Dan Burrell i cili në atë kohë kishte ardhur në Shqipëri me misionin kristian të punonte në një jetimore. Më pas Burreli ftoi Toron të vinte në SHBA për të ndjekur Kollegin.
Ndoqi universitetin e Palm Beach Atlantic dhe më pas mori gradën Doktor në juridik nga Universiteti i North Carolina.
Aktualisht ai është partner në Covington & Burling, një firmë juridike ndërkombëtare me zyra në Pekin, Bruksel, Nju Jork, Seul, Dubai, Shangai, Silocon Valley dhe Ëashington, Los Angeles.
Më 10 prill 2018 presidenti Trump nominoi Toron të shërbejë si gjyqtar në gjykatën e taksave në SHBA në vend të gjyqtarit Joseph Robert Goeke të cilit i mbaronte mandati më 21 prill 2018.
Toro i është bashkuar 3 kandidaturave të tjera në pritje për tu nominuar Dunbar Jones, Patrick Urda dhe Elizabeth Ann Copeland
“Së fundi historia ime personale më jep një vlerësim të thellë për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sistemin ligjor amerikan dhe rëndësinë e sundimit të ligjit. Nëse do të konfirmohem nga Senati, do të punoj çdo ditë, të administroj drejtësinë pa respekt ndaj personave drejta të barabarta për të varfërit dhe të pasurit e duke i shërbyer vendit që unë detyrohem kaq shumë”, tha Toro në mbyllje të fjalës së tij para anëtarëve të senatit.