Komuniteti shqiptar në Greqi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se një studente shqiptare është zhdukur pas aksidentit tragjik ku dy trena u përplasën duke lënë pas më shumë se 50 viktima.
Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi.
Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar, shkruhet në njoftimin në Facebook.