Një rënie e çmimeve të naftës është zakonisht një shkak për të festuar në vendet që e blejnë gazin. Por për vendet prodhuese të naftës, apo siç e quajmë ndryshe “petropolin global“, një rënie e tillë e kostos së naftës së papërpunuar mund të shkaktojë katastrofë dhe vështirësi për miliona njerëz.
Është e lehtë të kuptohet pse nafta quhet ari i zi. Kur çmimi ishte i lartë, të ardhurat nga nafta mbushën arkën e kompanive dhe qeverive në vendet që e prodhojnë atë. Kjo i mbajti njerëzit të ushqeheshin dhe shërbimet publike lulëzuan.
Por sot, të kesh naftë mund të jetë një mallkim më shumë sesa një bekim.
Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi se Ekuadori, Nigeria dhe Iraku mund të goditeshin më keq, me të ardhurat e tyre që binin midis 50% dhe 85%. Dhe kjo duke supozuar se çmimet e naftës do binin në 30 dollarë për fuçi. Por tani, çmimi është nën 20 dollarë për fuçi.
Të gjitha ekonomitë e këtyre vendeve ishin nën presion tashmë, e të gjitha janë shumë të varura nga nafta. Karburanti përbën 98.5% të fitimeve nga eksporti në Irak (gurët e çmuar, metalet e çmuara, frutat dhe arrat përbëjnë shumicën e pjesës tjetër). Agjensia pretendon se qeveria e Irakut tani do të përballet me një mungesë shpenzimesh prej 50 miliardë dollarësh për këtë vit, edhe nëse do të paguante vetëm punonjësit e saj civilë, duke i orientuar shpenzimet në fusha si kujdesi shëndetësor në kohën më të keqe të mundshme.
Sa një vend harxhon për prodhimin e naftës dikton edhe cenueshmërinë e tij. Arabia Saudite ka një nga faturat më të ulëta për nxjerrjen e naftës – por varësia e saj nga produkti do të thotë që edhe ajo mund të përballet me një mungesë fondesh mbi 100 miliardë dollarë. Vendi ende po rimëkëmbet nga rënia e fundit e madhe e çmimeve të naftës në vitin 2014. Përpjekjet për të hyrë në zona të tilla si turizmi nuk ishin të mjaftueshme për të mbushur hendekun.
Duhet që çmimi i naftës të jetë rreth 85 dollarë për fuçi për të balancuar librat e shpenzimeve qeveritare.
Në mënyrë ironike, ishte Arabia Saudite ajo që përshpejtoi paqëndrueshmërinë e çmimit të naftës më parë, duke kërcënuar se do të nxiste prodhimin për të ndëshkuar Rusinë rivale – një vend i cili është shumë më pak i prekshëm nga lëkundjet në çmimin e naftës së papërpunuar.
Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar mbështetje për industrinë e naftës dhe gazit në SHBA (përveç 650 miliardë dollarësh të subvencioneve që sektori i karburanteve fosile tashmë i merr). Ndërsa çështjet e ruajtjes dhe shpërndarjes atje kanë shkaktuar një lëkundje kaq të theksuar në masën e çmimeve të Ndërmarrjes Ndërmjetëse West Texas, prodhimi i naftës përbën një pjesë shumë më të vogël të ekonomisë amerikane sesa në shumë vende të tjera. Dhe kjo i bën SHBA-të më pak të prekshme.
Por nga rënia drastike e çmimeve të naftës, do të përfitojë klienti më i madh i naftës, Kina. Atje importi i naftës përbën një të pestën e importeve dhe raportohet se Kina po grumbullon naftë të papërpunuar, ndërsa ndez përsëri linjat e saj të prodhimit./ BBC