Mes dy felinëve më të famshëm do të fitonte mbreti i pyllit. Por ndeshja mund të ndodhë vetëm në një kopsht zoologjik. Në natyrë nuk mund të takohen kurrë.
Të shkathët dhe madhështorë. Luani (Panthera leo) dhe tigri (Panthera tigris) janë protagonistët e padiskutueshëm të botës së kafshëve. Të dy i përkasin kategorisë së gjitarëve grabitqarë të familjes së madhe të Felidëve. Por nëse do të ndesheshin mes tyre kush do të fitonte?
SHUMË LARG. Duke bërë një identikit të dy kafshëve zbulojmë se luani do të kishte më shumë mundësi fitoreje. Megjithatë, në kushte natyrore, dyshja nuk ka shumë mundësi për t’u sfiduar, sepse jetojnë kryesisht në kontinente të ndryshme. Luanë janë të përhapur në Afrikën sub-sahariane dhe në një zonë të vogël të Indisë; ndërsa tigrat jetojnë në Azi. Le të zbulojmë diferencat mes dy “zotërve” të mbretërisë së kafshëve.
PËRMASAT
Tigri është më i madhi i Felidëve: i gjatë deri në 3,5 metra, ai peshon mbi 300 kg. Luani shkon mesatarisht dy metra dhe peshon 200-250 kg: 1 me 0 për tigrin.
SULMI
Luani ka një avantazh anatomik, edhe për shkak të këmbëve të tij të përparme veçanërisht muskulore dhe të forta: një armë vdekjeprurëse me të cilën jep goditje të fuqishme. Putrat e tigrit në vetvete nuk përfaqësojnë një armë. Luani mbizotëron: 1 me 1.
INSTIKTI
Luani është më instinktivisht i përgatitur për të luftuar sepse detyra e tij është të mbrojë tufën nga sulmet e armiqve. Ndërkohë, tigri është një kafshë vetmitare që sulmon për t’u ushqyer. Manteli me vija e ndihmon të kamuflohet për sulme të befasishme. Barazim, pra jemi 1 me 1.
MBROJTJA
Sulmi ndodh në të njëjtën mënyrë: me një kërcim ata lëshohen mbi viktimën dhe e kafshojnë atë në qafë. Por krifa e trashë e luanit, me ngjyrë bionde ose të zezë, përveçse e bën atë të duket më i madh (duke të futur frikën), e mbron atë nga kafshimet. 2 me 1 për luanin.
SHKATHTËSIA
Forca e këmbëve të pasme të tigrit i lejon një sprint më të shkathët dhe kërcime spektakolare, të cilat luani nuk është në gjendje t’i kryejë. Të dyja arrijnë shpejtësinë 80 km/h. Tigri mbizotëron: 2 me 2.
STRATEGJIA
Luani është i qetë dhe i përqëndruar. Tigri nervoz dhe instiktiv, për këtë ka një kapacitet vlerësimi të kundërshtarit më inferior në krahasim me luanin që ka më shumë mundësi të mbizotëroje faktikisht.
PIËKT FINALE: LUANI MUND TIGRIN 3 – 2.