Extra Kush ishin mësuesit e gjuhëve të huaja që kanë dhënë mësim në...

Kush ishin mësuesit e gjuhëve të huaja që kanë dhënë mësim në shkollat e rrethit të Tepelenës

Në sistemin e kaluar, edhe pse ishte e ndaluar të shikoje kanale të huaja televizive apo të dëgjoje programe dhe këngë të huaja nëpër stacione të ndryshme radiofonike, në sistemin arsimor ishte futur me detyrim, mësimi i gjuhëve të huaja.

Gjuhët e huaja, të cilat ishin futur në sistemin arsimor, të mësoheshin, qysh nga bankat e klasave të pesta dhe deri në klasat pasuniversitare, kryesisht ishin, rusisht, frëngjisht dhe anglisht. Pas vitit 1990, u lejua edhe italishtja dhe ndonjë gjuhë tjetër.

Edhe në rrethin e Tepelenës; në çdo shkollë të saj, mësoheshin gjuhët e lartpërmendura.

Në vazhdim, do të sjellim emrat e të gjithë mësuesve të gjuhëve të huaja, të cilët, u kanë dhënë mësim qindra e qindra nxënësve, ku shumë prej tyre, kanë dhënë kontribut edhe në pozita të rëndësishme drejtuese, të shoqërisë shqiptare.

Nëpër shkollat e treva të rrethit të Tepelenës, kanë dhënë mësim këta mësues: Lulo Lula nga Tepelena, jepte rusisht në Dragot dhe Progonat. Filat Arapi, (rusisht) në Krahës dhe qytetin Memaliaj. Donika Kristo (Shehu), (frëngjisht), në Qeserat dhe Memaliaj.

Sanije Sadikaj, me origjinë nga Rabia, ka dhënë mësim në lëndën e rusishtes, në Shkollën e Mesme të Bashkuar, “Tafil Buzi” të Buz-Kalemaj, ndërsa Hetem Bakaj (rusish në vitet 1970). Në këtë shkollë, ka dhënë mësim edhe mesuesit, Arjana Kalemi (rusisht), Vitrina Beqiri nga Memaliaj (rusisht 1985-91) dhe Refie Hoxha (rusisht).

Klasa e 6-të, shkolla e mesme “Abaz Shehu”, Tepelenë, 1961. Albumi: Maksim Ilirjani

Mësuesit që kanë dhënë mësim në gjuhën ruse, në Damës, janë: Seit Duraj, Abaz Lamkaj dhe Ana Lamkaj.

Dhëmblan: Thoma Deliani dhe Xhafer Muçaj, në gjuhën ruse.

Në Nivicë, kanë dhënë mësim, Rakie Xhaka (rusisht), Shqipe Ruçi (rusisht), Klara Ruçi (anglisht).

Vasjar: Avdul Veizi në anglisht. Ka dhënë mësim edhe në Tepelenë.

Progonat: Nasho Kordha (rusisht), Lulo Lula nga Tepelena (rusisht). Në vitet 1963, ka dhënë rusisht, Liri Belishova dhe më mbrapa, Baxho Leka (rusisht).

Dukaj: Në gjuhën angleze, kanë dhënë mësim mësuesit, Kastrit Ziflaj, Selman Hodo, Anastas Kapurani, Alfred Skëndi. Shefiko Hysesani dhe Flora Hoxha.

Qeserat: Pajtime Hajnaj (rusisht), Donika Kristo (Shehu) dhe Albert Skrapalliu në gjuhën frënge.

Në Turan, kanë dhënë mësim në gjuhën angleze, mësuesit, Ada Zhupa, Asaf Salia, Kastriot Zifla, Diamanta Kaba dhe Adriana Shehu.

Kamçisht: Elena Loli (anglisht) dhe Lako Dalani (rusisht).

Maricaj: Diogjen Jorgo nga Tepelena, ka dhënë mësim në gjuhën angleze.

Aleko Lati, ka dhënë mësim në gjuhën ruse, në Lulëzim.

Mezhgoran: Kastriot Halili (rusisht).

Mësuese, Feruze Çaçi, ka dhënë mësim në gjuhën ruse, në Fshatin Memaliaj. Në këtë fshatë, anglisht, ka dhënë mësim, Marjeta Çela.

Në Sinanaj, në gjuhën ruse, kanë dhënë mësim: Engjëll Zoto, Xhafer Muçi, Qemal Liçaj, Majlinda Zotaj (Çulli), Luan Hoxha (rusisht) dhe Valter Memishi (rusisht).

Krahës: Lulëzime Dera (rusisht), Filat Arapi nga Vlora, ka dhënë rusisht edhe në Memaliaj. Në Krahës Nr.2, ka dhënë rusisht, Fatbardha Velika.

Izvor: Hetem Binaj (rusisht), Shqiponja Rudi Bardhi (rusisht), Sorkadh Mala (anglisht) dhe Luan Memishi (rusisht).

Nxënës të një klase me mësues Qazim Sheme. Albumi: Xhezo Cana

Në shkollën e mesme “Adem Alushi”, të Krahësit, në gjuhën ruse, kanë dhënë mësim edhe mësuesit, Lulëzime Deraj (rusishgt), Luan Hoxha (rusisht) dhe Filat Arapi nga Vlora, ka dhënë rusisht edhe në Memaliaj.

Në Çerrilë, në vitet 1988-95, në gjuhën ruse, ka dhënë mësim, Vezir Zhupa, ndërsa Luan Hoxha nga Krasi, ka dhënë rusisht, në vitet 1988-89.

Salari: Lalo Dalani (rusisht).

Në Lekël, ka dhënë mësim në frëngjisht, Bedri Zyla nga Memaliaj.

Në shkollat e qytetit të Memaliajt, mësim në gjuhët e huaja, kanë dhënë mësim këta mësues si më poshtë:

Në rusisht: Vezir Zhupa, Fiqiri Aliko (nga Gjirokastra), Marianthi Makuci (nga Përmeti), Ganimete Minaj (1955-56), Mustafa Llaka (nga Vlora), Lulo Lulaj nga Tepelena, Seit Seiti, Aleko Lati (nga Himara), Filat Arapi (nga Vlora), Inglamina Bare nga Rusia, e martuar me Ing. Lili Bare, Fatmira Tata, Dhoksi Vllahu, Trëndelina Xhufi, Kastriot Halili (nga Dragoti), Pranvera Çeliku, Kosta Jurtopulli, Lulo Lula (nga Tepelena), Pranvera Çeliku, Jorgo Apostoli (nga Dropulli) dhe Feruze Çaçi.

Në frëngjisht: Dashuri Minxolli, Dhimitër Çami, Flora Mati (Sinani), Persefoni Done, Zoica Kano, Liri Mustafaraj, Natasha Panajoti, Donika Lika, Shpresa Seferi, Asqeri Muçohimaj, Bedri Zyli, Silvana Braja, Linda Çibuku, Dorina Nuellari, Mjaftoni Abazi, Albert Skrapalliu, Jolanda Qorri, Mimoza Zhupa, Donika Kristo, Aljosha Zhupa, Vasilika Suli, Feruze Çaçi, Vladimir Varfi, Eriona Rrokaj, Esmeralda Dogani, Leonard Sako, Violeta Skënderi, Lida Kurra dhe Artur Çami.

Në anglisht: Asaf Salia, Diogjen Jorgo, Bejeko Lala, Dallandyshe Caushi, Selman Hodo (edhe kurse private pas vitit 1990), Rudlina Meçe, Tatjana Zeqaj, Arta Kreci (Beluli), Elda Asllani, Shefiko Hysesani, Anita Pacani, Antoneta Shehu, Kastriot Zifla, Antoneta Shehu, Tatjana Zeqaj, Teuta Myrtaj, Eleni Loli, Shefiko Hysesani (1992-94), e cila ka dhënë edhe kurse private. Irena Sotiriu, ka dhënë gjithashtu kurse private, pas viteve 1990. Anglishtë kanë dhënë edhe Miranda Sferi (Skrapalliu), Bejeko Lala, Anita Pacani, Elda Asllani, Diana Shehu (nga Vlora), Ana Çoka, Brikela Hoxha. Ndërsa Elsa Shehu, ka dhënë kurse private, pas vitit 1990.

Klasa e dytë e gjimnazit të Tepelenës. Është matura e parë (prill 1961). Gjimnazi është hapur në vitin shkollor 1959-1960. Në rreshtin e parë nga e majta: Violeta Gerbi, Hido Imeri, Leonidha Mertiri, Gezim Caushi dhe Drita Koçiaj. Në rreshtin e dytë nga e mjata: Agim Zemani, Dheogjen Jorgo, Josif Gjici, Veli Qibini dhe Fatos Harshova. Rreshti tretë, majtas; Ilia Laska, Harilla Nika, Shefqet Muçi, Boro Skëndi, Panajot Gushi dhe Hasim Hyska. Më lart: Riza Zhupa, mësuesi Meto Ligaçi dhe Isuf Qetka. Marrë nga “Tepelena sot”

Me ndryshimin e sistemeve, në Memaliaj ka banuar për më shumë se një dekadë amerikani Reino Isto, i cili i ka mësuar anglisht, dhjetëra memaliotëve dhe gëzon respektin e të gjithë memaliotëve.

Ai e quan veten amerikano-memaliot dhe është krenar për këtë.

Për disa vjet, në gjimnazit e Memaliajt, është futur gjuha italiane, ku në vitin 2015, ka dhënë mësim, Rinold Licaj. Kurse private në gjuhën italiane, ka dhënë edhe Fize Qendri, e cila ka mësuar me dhjetra nxënës memaliotë, në shtëpinë e saj. Kishte aq shumë kërkesa nga nxënësit, saqë nuk mund t’i pranonte të gjithë, pasi apartamenti i saj, ishte vetëm për një numër të caktuar nxënësish. Nxënësit e saj, kanë dalë të zotë dhe e kanë mbrojtur shkëlqyeshëm këtë gjuhë të huaj.

Memaliaj: Klasa e 5-D, i vitit shkollor 1982-83.

Katerina Dhespo, ka dhënë mësim privat, për dy vite rresht, përgjatë periudhës, 1999-2001. Kishte afërsisht 50 nxënës dhe ngaqë nuk e përballonte dotë, në shtëpiné e saj, pasi nuk kishte kushtet, përdorte shtepinë e xhaxhait të saj, Petros, duke e kthyer në mini shkollë. Në atë kohë, Katerina punonte si mësuese në shkollën e Luftinjës, ku jepte mësim në lëndën e Kimi -Biologjis. Në vitin 2001-ë, filloi mësuese në një kolegj të Tiranës, ku jepte mësim në lëndën e gjuhës angleze. Mësuesja, Katerina Dhespo, e ka mbrojtur gjuhën angleze, në Univertitetin e Gjuhëve të Huaja, në Tiranë, me notën 9-të.

Në vazhdim, po sjell edhe disa nga komentet e bashkëqytetarëve tanë, të postuar tek “Faqja Memaliaj”, në Facebook, të cilat do e bëjnë më të pasur këtë shkrim.

Liri Mullaraj (Beqiraj): “Në vitet 1960, në kohën kur kam qenë në shkollë, gjuhën rruse dhe lëndën e punës së dorës, na i jepte, mësuese, Gala Bare, e cila ishte nga Rusia dhe ishte martuar me Inxh. Lili Bare. Ishte një grua e bukur, bjonde dhe mbante flokët gërshet. Me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ajo u largua nga Shqipëria.”

Suzana Gjosha: “Mbaj mend se për një periudhë, ka dhënë mësim për lëndën e rusishtes edhe mësuese ruse, e cila quhej, Inglamina. Më pas u largua nga Memaliaj dhe Shqipëria, pasi u prishën marrëdhëniet me rusët.”

Violeta Gjokthomi (Çoka): “Mësuese Gala, ishe ruse dhe ishte martuar me Inxh. Lilin. Ata kishin një djalë të vogël dhe e quanin Orest. Më vonë, ajo iku në Rusi.”

Lavdije Thanasi Dedgjoni: “Mësuesi i parë e rusishtes, ka qenë, Fiqiri Aliko nga Gjirokastra dhe pas tij, ka qenë Marianthi Makuci, e shoqia e doktor Manthos. Në vitet e gjimnazit, ka dhënë mësim Ganimete Minaj dhe pas saj, erdhi mësuesi, Mustafa Llaka nga Vlora. Më vonë, pas mësuese Marjanthit, ka dhënë mësim, rusia Gala Bare dhe Dhoksi Vllahu.”

Fatos Hita: “Mësuesen nga Russia, e quanin Galia dhe ishte nga Ukrahina. Me ndryshimin e sistemeve dhe ardhjen e demokracisë në Shqipëri, kanë vajtur disa ish nxënës të saj dhe e kanë takuar. Njëri prej tyre është edhe Hysen Manaj (oficer).”

Katerina Dhespo: “Në shkollën tonë, gjuha angleze, u fut për herë të parë në shkollën 8-vjeçare, në kohën kur unë fillova klasën e pestë. Në klasën e 5-të, ne kaluam nga shkolla fillore, mbrapa në shkollën 8-vjeçare “Nimete Progonati”. Klasa ishte e ndarë në dy grupe: një për frëngjisht dhe një anglisht. Unë isha në grupin e anglishtes. Rusishtja, nuk vazhdoi më, si gjuhë e huaj.

Ashtu si në çdo vend tjetër të Shqipërisë, edhe në Memaliaj, ka patur shumë bashkëqytetarë që flisnin gjuhë të huaja, pasi i kanë mësuar ato, në kohën kur kanë emigruar dhe studiuar nëpër shtete të ndryshme të botës, para dhe përgjatë sistemit komunist, si në Itali, Turqi, Francë, Amerikë, Kanada, Kinë, Rumani, Poloni, Rusi, Greqi, Spanjë, Serbi dhe ndonjë gjuhë tjetër që nuk po më kujtohet për momentin. Ka patur memaliotë që kanë mësuar gjuhë të huaja, si greqisht, pasi kanë punuar së bashku me minoritarë, por edhe italisht, nga ndonjë metodikë, që kishin mundur ta siguronin dhe praktikonin me njëri-tjetrin apo duke dëgjuar e parë fshehurazi mediat në këto gjuhë.

Ata që zotëronin më shumë se dy gjuhë, ishin ata që kishin emigruar në perëndim. Njëri prej tyre që jamë në dijeni, fliste pesë gjuhë të huaja.

Të pakët ishin nxënësit që ishin të apasionuar dhe tregonin interes për të mësuar gjuhën e huaj në shkollë, që kishte caktuar Ministria e Arsimit. Ata e mësonin, jo me mendimin për ta nxjerrë me notë të lart, për mesatare, por për të zotëruar një gjuhë më shumë. Dy prej tyre, janë, Dilaver Abazi dhe Vladimir Varfi. Të dy i kam patur shokë klase, në tetëvjeçare dhe kishin përvetësuar shumë nga lënda e frëngjishtes. Të dy studionin aq shumë frëngjishten, saqë kishin gjetur në frëngjisht edhe një nga romanet e Balzakut dhe jo vetëm që e lexonin, por edhe e kanë përkthyer të gjithë romanin në shqip. Ata shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin dhe komunikonin edhe frëngjisht, për ta praktikuar sa më shumë. Më pas, Vladimir Varfi, vazhdoi studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, për gjuhën frënge.

Edhe në shkollat e qytetit të Tepelenës, është dhënë mësim në disa gjuhë të huaja. Mësuesit që kanë dhënë mësim në gjuhën ruse janë: Nga viti 1958 deri në vitin 1960, në rusisht, kanë dhënë mësim, mësuesit: Fiqiri Aliko nga Gjirokastra, Adelina Take nga Përmeti. Ivan Koli nga Tirana dhe Faik Danaj. Në fillim të viteve 1960, ka dhënë mësim Luan Fino nga Gjirokastra, Filmat Harapi nga Vlora, Kastriot Halili nga Dragoti, Aleko Lati nga Vlora, Sadik Zaçaj nga Selcka e vogël, Fatmira Tata, Sadete islami, Trëndelina Xhufi dhe më vonë Suzana Shehu dhe Jorgo Apostoli. Abaz Lamka nga Dragoti ka dhënë mësim në 8-vjeçare, në vitet 1969-71.

Në anglisht: Asaf Saliaj, Avdul Veizi, Sose Fështi, Jorgo Zhonga, Sadete Islami, Flora Hoxha, Florenca Xhemali, Xhafer Mucaj nga Dhemblani, Fatbardha Hoxha, Diogjen Jorgo, Anastas Kapurani, Dhurata Kërçani, Bukuri Çako, Suzana Mehmeti (Shehu(, Elda Shehu, Elda Shehu (Kalemi), Sadete lslami nga Vlora, Mentore Braja, Arta Kreci, Alda Zhupa, Elena Loli, Dhurata Kërcani, Liri Agaraj dhe Valbna Shaha.

Nga komenti i tepelenasit, Agim Xhemal, mësojmë se: “Në gjimnazin “Abaz Shehu” dhe në 7-8 vjeçaren e Tepelenës, kanë dhënë mësim në gjuhën ruse, mësuesit: Ivan Koli (nga Tirana). Në vitet 1960, kanë dhënë mësim: Adelina Take (nga Përmeti), Filat Arapi (nga Vlora) dhe Ferik Danaj.”

Në mbyllje të këtij shkrimi, kushtuar të gjithë mësuesve që kanë dhënë mësim nëpër shkollat e rrethit të Tepelenës, të cilët kanë mësuar me mijëra nxënës, ku edhe unë jam njëri prej tyre, dua t’ju përcjellë mirënjohjet tona më të thella, për përkushtimin e tyre në këtë lëndë sa të vështirë, por edhe të bukur!

Gjithashtu, dua të përshëndes të gjithë ata që dhanë ndihmesën e tyre, me anë të komenteve plotë të dhëna të vlefshme, për të mundësuar përgatitjen e këtij shkrimi!

Edmond Ismailati

Prill 2022.