Histori Kush ishin pjesëtarët e delegacionit shqiptar të nisur nga Kostandinopoja për në...

Kush ishin pjesëtarët e delegacionit shqiptar të nisur nga Kostandinopoja për në Konferencën e Paqes në Paris më 1919

Sesioni i inaugurimit të konferencës së paqes në Quai d'Orsay në Paris, janar 1919. © Marcel Lorée/ECPAD/Défense

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Stamboul” ka botuar, të premten e 7 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim për pjesëtarët e delegacionit shqiptar të nisur nga Kostandinopoja për në Konferencën e Paqes në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Nisja e delegacionit shqiptar

Delegacioni shqiptar i përbërë nga Shkëlqesia e Tij Halil Pasha, Komandant i Legjionit të Nderit, fisnik nga Gjirokastra; Fuat bej Dibra, filantropi simpatik i njohur në qytetin tonë, zoti Bonatti (Jul Bonati), kryetar ceremonisë, Shkëlqesia e Tij delegati apostolik, z. Malé Chani (Mihal Shani Tepelena), gazetari shqiptar, dhe avokati z. Blinishti (Benedikt Blinishti), u nis mëngjesin e sotëm në orën 10:00 në kalatën e Galatas në varkën e vënë në dispozicion të delegacionit nga autoritetet franceze, në bordin e anijes Duguay-Trouin.

Gjithashtu për herë të parë në qytetin tonë u valvit zyrtarisht flamuri shqiptar (sfondi i kuq me shqiponjën dykrenare).

I urojmë suksese delegacionit.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania